Historia & Arkeologjia 1342 Aksesime

Vendbanimi prehistorik i Zagradies në fshatin Lin

Rreth Vendbanimi prehistorik i Zagradies në fshatin Lin

EMËRTIMI: Vendbanimi prehistorik i Zagradies në fshatin Lin
ADRESA: Fshati: Lin, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Objekt me destinacion kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Vendbanim
DATIMI: Mijëvjeçari II p.l.K
SHPALLJA MONUMENT: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Vendbanimi prehistorik i Zagradies ndodhet buzë liqenit, në pjesën lindore të gadishullit të Linit, në vëndin që nga banorët e fshatit njihet me emrin “Zagraqe”. Ai është zbuluar në fund të viteve 60’ të shek. XX gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit. Si dëshmi e ekzistencës së tij, na vjen sot një kompleks prej 7 veglash guri të periudhës së Bakrit të cilat ruhen në Muzeun e Pogradecit. Ky kompleks përbëhet nga dy dalta, tre sëpatë-çekanë, një sëpatë dhe një vegël e brimuar e papërfunduar. Në periudhën e Hekurit, vendbanimi u braktis nga banorët të cilët u zhvendosën prej atje për në pjesën e sipërme të gadishullit, në atë që sot njihet nga banorët si kodra e “Shën Thanasit”. Kjo gjë dëshmohet nga materialet arkeologjike të zbuluara në këtë pjesë të gadishullit si enë dhe fragmente enësh prej balte në ngjyrë hiri dhe të murrme në të zezë të shkëlqyeshme si edhe fragmente të qeramikës “devollite”, të cilat i takojnë gjysmës së parë të Mijëvjeçarit të I-rë p.l.K ose ndryshe, periudhës Paraqytetare Ilire.
GJËNDJA AKTUALE: Sot vendbanimi është i pavizitueshëm pasi është mbuluar nga uji i liqenit
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 20 km në veri.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Lin, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia: Pogradec