Blogerë
1208 Aksesime
Kisha e Niçës, atraksion turistik dhe kulturor që duhet ta vizitoni!
Kisha e "Shën Marisë" në Niçë të Pogradecit, një objekt i rrallë kulti i ndërtuar në vitin 1749 mbi gurthemele shekullore. Në këtë monument kulture, natyra e bukur e zonës dhe arkitektura tradicionale, gur dhe dru bashkë me ikonat kishtare janë harmonizuar aq bukur me njëra-tjetrën. Bashkë me monumente te tjera kulturore dhe natyrore të krahinës së Gorës ofrohet një mundësi e madhe e zhvillimit të agro-turizmit. Nëse vizitoni Niçën do të keni mundësinë të shihni "Urën e Niçës" e cila është monument kulture (në pritje të një ndërhyrje restauruese nga Instituti i Monumenteve) shtëpitë prej guri, traditën, historinë, kulturën vllehe dhe mbi të gjiths mikpritjen.