"Pogradeci"- Peizazh dimëror i mjeshtrit Anastas Kostandini
Në këtë pikturë artisti i mirënjohur Anastas Kostandini ka paraqitur një pamje dimërore të qytetit të Pogradecit vendlindjes së tij, ku çatitë e shtëpive dhe rrugët janë të mbuluara me dëborë të freskët, që i jep gjithë peizazhit një ndjesi qetësie dhe ftohtësie karakteristike dimrit.
Struktura e shtëpive është e thjeshtë, me çati të pjerrëta të mbuluara nga dëbora, ndërsa në sfond dallohen ndërtesa më të mëdha dhe më të larta, që ndoshta përfaqësojnë pjesën moderne të qytetit.
Mjeshtri i pikturës dhe mozaikut, Anastas Kostandini është një nga bashkë autorët e mozaikut “Shqipëria”, mozaiku i restauruar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, përfunduar në 1981.
Në vitin 1991 i jepet titulli “Piktor i merituar”.
Përveçse me pikturë, merret edhe me mozaikë dhe piktura murale, ku disa syresh janë ndër më të rëndësishmet në Shqipëri.
Gjithashtu merret edhe me ilustrime poezish dhe prozash. Ai është pjesëmarrës dhe organizator i shumë kolonive të piktorëve.
Taso ka realizuar një numër të madh pjesëmarrjesh në ekspozita të përbashkëta por edhe vetjake, disa prej të cilave janë hapur në SHBA, Francë, Holandë, Gjermani, Greqi etj. /MAPO/
