Blogerë 205 Aksesime

Pogradeci, Driloni dhe liqeni i Ohrit

Bardhyl Berberi

 

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të
mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra
në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një
sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e
madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në
bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe
Pogradeci në Shqipëri. Bregu i liqenit pranë manastirit të Shën Naumit më pas
mali i Galiçicës. Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta
përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedonase
 pranë Manastirit të Shën Naumit në
Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është
200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet
gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji
largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili
rrjedh përmes qytetit të Strugës.

Turizmi

 

Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda në qytet
përgjatë shëtitores “1 Maji”. Është një plazh më rërë, ujë të pastër
dhe mundësi për argëtim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e
publike, me rërë e guralecë të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të
kristaltë të Linit dhe Tushemishtit. Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi
antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha
e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të
re, më arkitekturë shumë të veçante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka
dy xhami. Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur
Goricë.

 

Katër
kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit

Sapo hyn në Drilon, një tjetër ndjesi të
pushton si qenie, duke ta mbushur me ajër të thellë dhe të pastër të gjithë aparatin
e frymëmarrjes. Pasi ke ecur në një rrugë të rregulluar më së miri përgjatë vijës
liqenore, një udhëtim me një pamje fantastike, do të zbresësh për të shijuar
një bukuri natyrore që të mahnit me bukurinë që natyra, por edhe njerëzit me
përpjekjet e tyre kanë bërë të mundur që vizitorët e Drilonit të përjetojnë
pushime mjaft të këndshme dhe relaksuese pranë liqenit dhe pranë pyllit të
gjelbëruar, me freski, me bukuri natyrore dhe me një natyrë çlodhëse e ushqim
të bollshëm dhe shumë shijues si peshku. Peshku,  ushqimi më i preferuar për të gjithë banorët
e këtyre zonave dhe jo vetëm, por ata nuk harrojnë ta servirin atë si emblemë
të ushqimit turistik që shoqëron udhëtimet e të gjithë udhëtarëve drejt këtij
destinacioni. Kush ka qenë në Drilon, vështirë se ka harruar të kthejë në
kompleksin Rritja e Peshkut, ku në një basen aq të bukur mund të soditen e të
admirohen Korani i famshëm, peshq të tjerë e zogj të ndryshëm që ju bëjnë
shoqëri, bashkë me mjellmat, që mirëpresin duart e vogla të fëmijëve që u
hedhin për të ngrënë.

Tags