"Kambanarja e Kishës së Shëndëlliut"- Autor, poeti Lasgush Poradeci
Më lart shfaqet një skicë e autorit dhe poetit Lasgush Poradeci, që tregon kambanaren e Kishës së Shëndëlliut në Voskopojë, dhe si duhet të dukej ajo sot.
Kisha e Shëndëlliut, e njohur edhe si Kisha e Shën Ilias, u ndërtua në vitin 1751. Ajo është e tipit bazilikal dhe ndahet në tre nefe me dy rradhë kolonash. Ka një lartësi prej rreth 11.5 metra, gjatësi 20 metra dhe gjerësi 13 metra.
Kolonat e saj janë prej guri dhe lidhen me harkada gjatësore, mbi të cilat ngrihen mure që veçojnë hapësirat e nefeve qendrore dhe hapësirat anësore.
Nefi qendror ndriçohet nga dritare të hapura në nivelin e çatisë së nefeve anësore. Ndërsa hajati, narteksi dhe oborri i kishës që dikur rrethohej me mure mbi të cilat ngrihej kulla e kambanares, nuk ekzistojnë më.
