Ture Kulturore 206 Aksesime

Shtegu Pogradec-Varret Monumentale të Selcës së Poshtme

Rreth Shtegu Pogradec-Varret Monumentale të Selcës së Poshtme

Pas ecjes për gati 1 orë me makinë, ne do të shohim një pamje të mrekullueshme të zones dhe fshatit Selcë e Poshtme plot gjelbërim dhe terrene të larta malore. Gjatë udhëtimit turistët do të ndalen për të vizituar dhe për tu njohur me Urën e Golikut si pjesë e rëndësishme e Rrugës së vjetër Antike “Egnatia” ndërtuar nga Romakët. Destinacioni kryesor i dites do të jenë Varrezat Monumentale Ilirre ku turistet do te njihen me historikun e ketyre varreve mbreterore Ilire te cilat jane unikale ne Trashegimine Kulturore  Boterore. Fshati ka një pamje të mrekullueshme me ajër të pastër ku mund të shijojmë edhe gatimet tradicionale vendase. Më pas do të ngjitemi në një shteg të vogël  ecje ku ndodhen Varret Monumentale të Selcës së Poshtme. 
Varret monumentale të Selcës gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Varret ndodhen midis akropolit dhe lagjeve të jashtme të qytetit të dikurshëm. Ato janë të gdhendura në shkëmbin e fasadës së kodrës dhe datohen në shek. IV-III p.l.K. Nga gërmimet e kryera këtu kanë dalë në sipërfaqe 5 varre monumentale të grupuar në tre zona që ndodhen rreth 100 m larg prej njëra-tjetrës. Në zonën e parë ndodhen varret nr. 1, 2 dhe 3 të gdhendura në shkëmb, në zonën e dytë ndodhet varri nr. 4 po i gdhendur në shkëmb ndërsa në zonën e tretë gjendet varri nr.5 i ndërtuar me qemer guri. Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.
Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit ku do të udhëtohet me makinë për 56 minuta deri në fshatin Selcë e Poshtme. Distanca midis Pogradecit deri në Selcën e Poshtme është 41 km. Distanca nga fshati Selcë e Poshtme drejt Varreve Monumentale është disa min ( shteg ecjeje ).

Rruga drejt fshatit Selcë e Poshtme është e shtruar dhe mund të kryhet me cdo lloj makine.

Facilitete

  • Bidona Uji me Vete
  • Duhet Ushqim me Vete
  • Me Makine
  • Ne Kembe

Tags