Ture Kulturore 971 Aksesime

Shtegu Pogradec-Llëngë-Manastiri i Shën Marenës

Rreth Shtegu Pogradec-Llëngë-Manastiri i Shën Marenës

Pas ecjes për disa minuta, ne do të shohim një pamje të mahnitshme të zones plot gjelbërim që ofron rrjedha e sipërme e lumit shkumbin apo edhe kanionet e Llëngës me ujërat e kristalta të Shkumbinit. Më pas do të ngjitemi në një shteg ecje ku ndodhet kisha e Shën Marenës që është një ndërtese e vogël njënefëshe që përbëhet nga naosi, narteksi dykatësh, hajati jugor i hapur në formë harkade dhe një këmbanore me dy këmbana. Ambientet e brendshme të saj janë zbukuruar të gjitha me afreske. Kisha ndodhet fare pranë fshatit Llëngë, në krahinën e Mokrës së Sipërme. Manastiri i saj përbëhet nga një kompleks vendesh në pronësi të tij si kisha e Shën Marenës, Konakët, Najazma dhe shpella e Shën Marenës. Vendin kryesor në këtë kompleks e zenë kisha dhe konakët. Një nga vëndet më të bukura dhe të shenjtaeshte edhe shpella e Shën Marenës që ndodhet në juglindje të rrugës që të çon nga kisha tek vendi i quajtur Kryqi. Kjo është një shpellë karstike me gjatësi 180 m e cila përbëhet nga disa zgjerime dhe ngushtime që krijojnë dhomëza të vogla. Përbërja gjeologjike e shkëmbit është gëlqerore dhe në kontakt me ujin ajo ka krijuar gurë me kristale të ndritshme të cilët konsiderohen si fatsjellës nga besimtarët prandaj askush nuk largohet prej këtu pa marrë me vete një copë të vogël nga këta gurë. Sipas legjendës, në këtë shpellë strehoej Shën Marena në kohën kur ajo fshihej prej përndjekësve të saj të cilit donin ta vrisnin për shkak të besimit të saj.
Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit. Fillimisht do të udhëtohet me makinë për 1 orë e 10 minuta deri në fshatin Llëngë. Distanca midis Pogradecit deri në Llëngë është 33 km. Distanca nga fshati Llëngë drejt Kishës së Shën Marenës është 30 min ( shteg ecjeje ).

Për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në manastir të kryhet me makina të larta 4 x 4.

Facilitete

  • Bidona uji me vete
  • Duhet ushqim me vete
  • Kamping me çadër
  • Me makinë
  • Në këmbë

Tags