Ture Kulturore 788 Aksesime

Shtegu Pogradec-Bazilika Paleokristiane dhe Mozaikët e Linit

Rreth Shtegu Pogradec-Bazilika Paleokristiane dhe Mozaikët e Linit

Pas ecjes për gati 20 minuta me makinë, ne do të shohim një pamje të mahnitshme të Liqenit të Ohrit dhe Gadishullit të Linit mbi të cilin ngrihet fshati me të njëjtin emër. Fshati ndodhet buzë liqenit dhe ka një pamje mjaft të bukur i cili behet edhe objekt frymëzimi për shumë piktorë. Gjatë udhëtimit për në fshatin Lin turistët do të kenë mundësi të ndalen për të vizituar fshatin e bukur, të kalojnë pak kohë atje të njihen me historikun edhe traditat e zonës apo edhe mund të shijojmë edhe gatimet tradicionale vendase. Më pas do të ngjitemi në një shteg të vogël ecje ku ndodhet Bazilika Paleokristiane dhe Mozaikët e Linit që është edhe destinacioni kryesor i këtij shtegu, ku turistët do të njihen me një nga bazilikat më të hershme të dhe me mozaikët e tij të bukur të cilat janë të veçantë me tipare të theksuara vetëm të kësaj zone.
Bazilika paleokristiane e Linit, së bashku me mozaikët që ndodhen në të, gjendet në majën e kodrës së Shën Thanasit, gadishullit të Linit. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1967 gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit, të cilët ndërmorën edhe një fushatë gërmimesh për ta nxjerrë në pah. Një kërkim më i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxorri përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.
Ajo përbëhej nga shtatë ambiente gjithsej, dyshemetë e të cilave ishin zbukuruar që të gjitha me mozaikë. Bazilika është ndërtuar në shek. VI m.Kr. Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëm elemente të përdorura rëndom edhe në bazilikat e tjera si: “euharistia” (zogj që çukisin rrushin), motive me gërsheta, skena nga bota ujore, bimore dhe ajo shtazore, zvastika (kryqi i thyer) dhe lulet por edhe motive që gjenden shumë rrallë si p.sh bletët. Ngjyrat më të përdorura për zbukurim janë e bardha, e zeza, e kuqja, kafja, jeshilja, e verdha dhe portokallia. Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh (tesera) me përmasa 1x1 cm të cilët kanë më së shumti përbërje gëlqerore por nuk mungojnë as kubikët prej mermeri, ata prej tulle apo kubikët prej brumi qelqi.
Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit ku do të udhëtohet me makinë për 20 minuta deri në fshatin Lin. Distanca midis Pogradecit deri në fshatin Lin është 20 km. Distanca nga fshati Lin drejt Bazilikës dhe Mozaikëve është disa min (shteg ecjeje).

Rruga drejt fshatit Lin është e shtruar dhe mund të kryhet me çdo lloj makine.

Facilitete

  • Me autobus
  • Me makinë
  • Bidona uji me vete
  • Në këmbë

Tags