Ture Aventure 982 Aksesime

Shtegu Tushemisht-Peshkëpi

Rreth Shtegu Tushemisht-Peshkëpi

Gjatë  ngjitjes për disa minuta, ne do të shohim një pamje të mahnitshme të liqenit të Ohrit dhe fshatit Tushemisht. Pas ecjes për disa orë, ne do të përballemi me bukuritë natyrore dhe qetësinë që ofron zona. Do të shohim sipërfaqe plot gjelbërim dhe pyje, apo edhe kullota si edhe një pamje e mrekullueshme e malit të Thatë. Pas mbëritjes në destinacion shfaqet fshati i bukur dhe i qetë i Peshkëpisë me shtëpiat karakteristike të tij dhe një kishë e vjetër e cila sherben më së miri edhe si një sheshpushim pas disa orëve ngjitjeje.

Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit. Fillimisht do të udhëtohet me makinë për 14 minuta deri në fshatin Tushemisht. Distanca midis Pogradecit deri në Tushemisht është 6 km. Distanca nga fshati Tushemishtit drejt fshatit Peshkëpi përshkohet për rreth 2 orë ( shteg ecjeje ku do përshkohet shtegu për këmbësorët ). Distanca midis Tushemisht deri në Peshkëpi është 13 km.

Ky shteg ka edhe rrugë automobilistike, por për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në Peshkëpi të kryhet me makina të larta 4 x 4.

Facilitete

  • Bidona Uji me Vete
  • Duhet Ushqim me Vete
  • Kamping me Cader
  • Ne Kembe

Tags