Shtegu Pogradec-Kabash-Ujëvara e madhe (Katjel)
Rreth Shtegu Pogradec-Kabash-Ujëvara e madhe (Katjel)
Pas ecjes për disa orë, ne do të shohim një pamje të mahnitshme plot gjelbërim dhe lëndina duke parë nga lart edhe panoramën e qytetit dhe liqenit. Përgjatë ngjitjes do të kemi edhe një pushim në kishën e Kabashit “Shën e Djela” e cila na ofron një pamje të mrekullueshme ku fjalën e ka vetëm natyra e qetë. Në këtë sheshpushim do të shijojmë edhe ushqimet e pregatitura vetë. Më pas rifillojmë sërisht ecjen ku do të zbresim drejt ujëvarës së vogël, e cila përveç pamjes së bukur na ofron edhe historikun e saj të hershëm si edhe emrin e saj KATJEL ( Katjel-në latinisht do të thote kështjelleose kështjellare, ku banoret e kalasë të Pogradecit gjatë dyndjeve sllave u zhvendosën në këtë zone, e cila mori emrin Katjel ). Më vonë banorët e kësaj zone zbritën dhe populluan qytetin e sotëm të Pogradecit.
Destinacioni kryesor ku do të mbërijmë ofron një pamje të mahnitshme ku ndërthuret ujëvara e madhe me natyrën dhe gjelbërimin. Vendi është mjaft i përshtatshëm për ngrijten e çadrave kamping.
Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit. Fillimisht do të udhëtohet më këmbë nga qendra e qytetit deri tek lagjja e vjetër e qytetit Gorica. Më pas fillon edhe ngjitja drejt këtij shtegu. Distanca nga qyteti i Pogradecit drejt kishës së Kabashit është 2.3 km dhe përshkohet përafërsisht reth 1 orë ( shteg ecje ). Distanca drejt destinacionit kryesor nga kasha e Kabashit deri tek ujëvara e madhe është reth 30 min (shteg ecje ).
Për të ngjitur këtë shteg nuk kërkohet përgatitje fizike pasi konsiderohet terren me shkallë veshtiresie relativisht të lehte për ngjitje.
Facilitete
- Bidona Uji me Vete
- Duhet Ushqim me Vete
- Kamping me Cader
- Ne Kembe