Shteg për hiking Bishnicë-Liqenet e Lukovës
Rreth Shteg për hiking Bishnicë-Liqenet e Lukovës
Përgjatë ecjes për rreth 3.5 orë në këtë shteg do të shihni dy liqene mahnitëse të Lukovës.
Liqenet e Lukovës janë zonë e mbrojtur, kategoria III nga IUCN, Monumenti i Natyrës,
Ndodhet afër fshatit Bishnica, në zonën e Mokrës, Pogradec. Në shpatin lindor të Gurit të Topit, në kufi me rrethin e Gramshit. Ka dy liqene: 1-Liqeni i Madh ka një sipërfaqe prej 6.3 ha i cili ndodhet 1851 metra mbi nivelin e detit, 2- Liqeni i Vogël ka një sipërfaqe para 3.7 ha i cili ndodhet 1706 metra mbi nivelin e detit.
Ato janë të vendosura në një cirk të madh akullnajor, kanë ujë të ftohtë dhe të freskët dhe formojnë një ekosistem interesant të liqenit alpin.
Në dimër liqenet mbulohen nga bora dhe nganjëherë janë të ngrira.
Rruga automobilistike Pogradec-Bishnice është 61 km dhe përshkrohet për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 min.
Shtegu Bishnicë-Liqenet e Lukovës, ky shteg për ecje ka një gjatësi prej 7.3 km, dhe koha drejt mbërritjes në destinacion është rreth 3 orë e 30 min.
Facilitete
- 101 Kamping me çadër
- 101 Duhet ushqim me vete
- 101 Bidona uji me vete
- 101 Me xhip
- 101 Në këmbë