Trashëgimia dhe Kultura

Trashëgimia kulturore materiale përfaqëson një bashkësi vlerash kulturore dhe historike të trashëguara brez pas brezi e të shprehura përmes tipologjive të ndryshme si ato: arkeologjike, arkitektonike, historike, artistike etj. Qyteti i Pogradecit dhe krahinat përreth tij kanë një potencial të lartë të trashëgimisë kulturore, e cila përfaqësohet si nga trashëgimia kulturore materiale (monumentet arkeologjike, arkitektonike, të kultit, etnografike, etj) por edhe nga trashëgimia kulturore shpirtërore (folklori, këngët, vallet, zejet, gastronomia etj). Sipas Ministrisë së Kulturës në Bashkinë e Pogradecit përfshihen 28 objekte kulturore, që për nga vlerat të cilat mbartin gëzojnë statusin ligjor të Monumentit Kulturor të Kategorisë së Parë. Këto evidentohen si vendbanime arkeologjike, kala, varre monumentale, banesa, ura, objekte kulti etj. Trashëgimia natyrore në qytetin e Pogradecit është gjithashtu mjaft e larmishme. Në këtë zonë janë shpallur 18 monumente natyrore, të cilat janë vënë në mbrojtje nga shteti me qëllim ruajtjen e vlerave të tyre origjinale natyrore. Në këtë katalog të Trashëgimisë Kulturore një hapësirë e veçantë i kushtohet dhe Muzeut Historik të Pogradecit, një muze i pasur me artefakte arkeologjike, etnografike e historike që datojnë që nga gjurmët e para të njerëzimit në këtë krahinë e deri në ditët e sotme. Një tjetër vlerë unikale që nuk mund të mbetet pa u përmendur në qytetin e Pogradecit është dhe liqeni i Ohrit i cili tashmë i përket jo vetëm Trashëgimisë Kombëtare, por edhe asaj Ndërkombëtare, pasi në vitin 2019 u bë pjesë e listës së UNESCO-s, si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore Botërore.  

62
Biznese te Regjistruara ne Portal
40
Pika Interesi ne Portal
11
Ture te Shfaqura ne Portal
10
Artikuj Media dhe Blog