Si të vini në Pogradec

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës së Shqipërisë pjesë e prefekturës së Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km², shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit buzë Liqenit të Ohrit, i cili është  ndër liqenet më të vjetër në Ballkan dhe Europë por edhe nga me të viztiuarit në Gadishullin e Ballkanit. 

Pogradeci kufizohet në veri me Bashkinë e Prrenjasit, në lindje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në jug me Bashkinë e Maliqit dhe në perëndim me Bashkinë e Gramshit.

Si të vish në Pogradec?

Pozita gjeografike dhe afërsia me pikat kufitare ndihmon në krijimin e një shtrirje urbane policentrike përtej kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke u lidhur nëpërmjet akseve rrugore, liqenore dhe aeroportuale të Pogradecit, Korçës, Ohrit, Strugës, Shkupit, Tiranës, Durrësit, si dhe Elbasanit.

Lidhjet me rrjetin e transportit  rrugor, portual dhe aeroportual të Bashkisë Pogradec

Rrugët:
Pogradeci lidhet me kryeqytetin Tiranë përmes rrugës Nacionale Tiranë-Korçë me distancë 127 km.
Lidhja me Maqedoninë e Veriut bëhet nëpërmjet 2 pikave kufitare: Qafe Thanë 26 km, Pika Kufitare e Tushemishtit 7 km.
Pogradeci lidhet me  Korçën përmes rrugës Nacionale Pogradec-Korçë me distancë 41 km.
Pogradeci lidhet me Ohrin përmes pikës kufitare të Tushemishtit me distancë 53 km.
Pogradeci lidhet me Strugën përmes pikës kufitare Qafe Thanë me distancë 40 km.
Pogradeci lidhet me  Elbasanin përmes rrugës Nacionale Elbasan-Korçë me distancë 84 km.
Pogradeci lidhet me  Shkupin përmes 2 pikave kufitare, Qafe Thanë, Pika Kufitare e Tushemishtit, me distancë 211 km.
Lidhja me Republikën e Greqisë bëhet nëpërmjet pikës Kufitare të Kapshticës, me distancë 60 km.

Porte:
Porti i Durrësit nga i cili kryhen udhëtime të përditshme për në Itali dhe në vende të tjera është 160 km larg nga qyteti i Pogradecit.

Aeroporte:
Aeroporti i vetëm i Shqipërisë është aeroporti “Nënë Tereza” me distancë prej 141 km. Distanca me aeroportin e Ohrit, Maqedoni e Veriut, është 49 km.

62
Biznese te Regjistruara ne Portal
40
Pika Interesi ne Portal
11
Ture te Shfaqura ne Portal
10
Artikuj Media dhe Blog