Trashëgimia Natyrore 868 Aksesime

Shpella e Mëmëlishtit

Rreth Shpella e Mëmëlishtit

EMËRTIMI: Shpella e Mëmëlishtit
ADRESA: Fshati: Mëmëlisht, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
TIPI: Gjeomonument
PËRSHKRIMI: Ndodhet në afërsi të Gurit të Kuq, e vendosur disa metra mbi nivelin e liqenit por fare pranë bregut të tij. Kjo është një shpellë karstike 400 m e gjatë, 10 m e gjerë dhe rreth 25 m e lartë. Shpella ka konkrecione me bukuri mahnitëse. Në brendësi të saj ndodhet një liqen i vogël i formuar prej ujërave që burojnë nga shpella. Poeti i madh Lasgush Poradeci, kur përshkruan këtë liqen të vogël brenda në shpellë thotë se: “gjoli i vogël qëndron përballë gjolit të madh”.
GJËNDJA AKTUALE: Në gjëndje të mirë
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 2 km në veri.
SI SHKOHET: Deri në fshatin Mëmëlisht shkohet me çdo lloj mjeti. Më pas ngjitja për në shpellë bëhet më këmbë.

Facilitete

  • Monument Natyror

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Mëmëlisht, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia Pogradec