Parku Kombetar i Drilonit
Rreth Parku Kombetar i Drilonit
Parku Kombëtar i Drilonit
Driloni apo Voloreka siç e quajnë Pogradecarët, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar. Ai ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit.
Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tre vija uji që rrjedhin për tu derdhur disa dhjetra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit.
Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.
Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin.
Ndërsa mjelmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë këtu, si dhe peshku i freskët,ofronë një peisazh të mrekullueshëm.
Burimet e lumit të Drilonit rrëzë kodrave dhe kanë një pamje te pakrahasueshme. Këtë monument natyre mund ta vizitoni në qoftë se ndiqni rrugën Pogradec - Dogane - Shën Naum. Ai është një burim i madh që buron me rrjedhje vertikale te ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar me pas rrjedhjen në Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji më pas del jashtë si një burim i madh i veçantë me një rrjedhje prej 7 m³/s.
Përgjatë një pjese të lumit të Drilonit shtrihet edhe Parku i Drilonit i cili është i rrethuar me bimësi te dendur dhe ka një botë të pasur kafshësh. Ky vend ka qene i preferuar për te kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund të vizitoni shtëpinë e tij, që tashmë është shndërruar në hotel dhe restorant.
Facilitete
- Park Kombëtar