Trashëgimia Natyrore 1070 Aksesime

Kanioni i Llëngës

Rreth Kanioni i Llëngës

EMËRTIMI: Kanioni i Llëngës
ADRESA: Fshati: Llëngë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
TIPI: Gjeomonument
PËRSHKRIMI: Kanioni i Llëngës ndodhet fare pranë fshatit Llëngë në krahinën e Mokrës së Sipërme. Ka përbërje gëlqerore dhe është krijuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit që kalon nëpër të. Kanioni është rreth 1 km i gjatë, 60 m i thellë dhe ka shpate të thepisura. Ai njihet ndryshe nga banorët e zonës edhe me emrin “Guri i Llëngës”.
GJËNDJA AKTUALE: Në gjëndje të mirë
ARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 35 km në jugperëndim.
SI SHKOHET: Për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në fshatin Llëngë të bëhet vetëm me makina 4 x 4. Makina shkon deri në vëndin e quajtur “Kryqi”. Që këtu deri në Llëngë udhëtimi mund të kryhet vetëm me këmbë.

Facilitete

  • Monument Natyror

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Llëngë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia Pogradec