Trashëgimia Natyrore 1029 Aksesime

Guri i Kamjes

Rreth Guri i Kamjes

EMËRTIMI: Guri i Kamjes
ADRESA: Qafa e Lipovës, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
TIPI: Gjeomonument
PËRSHKRIMI: Guri i Kamjes është një monument natyror mjaft i veçantë. Ai ka përbërje konglomerate dhe modelimi nga era dhe erozioni i ka dhënë formën e një “anijeje që lundron në një det të blertë”. Ndodhet në afërsi të Qafës së Lipovës, përgjatë rrugës që të çon për në krahinën e Gorës. Vëndi përreth quhet ndryshe edhe Mal Kamje.
GJËNDJA AKTUALE: Në gjëndje të mirë
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 28 km në jugperëndim.
SI SHKOHET: Deri në fshatin Beragozhd (matanë Qafës së Panjës) udhëtimi mund të realizohet me makinë por më tutje, për shkak të rrugës së rënduar, është i këshillueshëm udhëtimi në këmbë.

Facilitete

  • Monument Natyror

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Qafa e Lipovës, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia Pogradec