Trashëgimia Natyrore 898 Aksesime

Gurët “Nusja dhe Dhëndri”

Rreth Gurët “Nusja dhe Dhëndri”

EMËRTIMI: Gurët “Nusja dhe Dhëndri”
ADRESA: Fshati: Senisht, Njësia Administrative: Velçan, Bashkia Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
TIPI: Gjeomonument
PËRSHKRIMI: Gurët “nusja dhe dhëndri” janë dy gurë me lartësi 3 m të cilët ndodhen përballë njëri-tjetrit. Kanë përbërje gëlqerore por fortësia nuk është e njëjtë. Era dhe karsti i kanë modeluar në formën e “nuses” dhe “të dhëndrit” dhe me to lidhet një gojëdhënë sipas së cilës dikur këta ishin njerëz por u ngurtësuan së bashku me krushqit pasi familja e nuses i mallkoi për shkak se nusja nuk u mor sipas traditave por u rrëmbye. Quhen ndryshe nga banorët e zonës edhe me emrin “gurët e nuses”.
GJËNDJA AKTUALE: Në gjëndje të mirë
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: Rreth 56km në jugperëndim.
SI SHKOHET: Këshillohet që udhëtimi të bëhet vetëm me makina 4 x 4 pasi rruga nuk është në gjëndje të mirë.

Facilitete

  • Monument Natyror

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Senisht, Njësia Administrative: Velçan, Bashkia Pogradec