Trashëgimia Natyrore 1410 Aksesime

Burimet e Drilonit

Rreth Burimet e Drilonit

EMËRTIMI: Burimet e Drilonit
ADRESA: Fshati: Tushemisht, Njësia Administrative: Buçimas, Bashkia Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
TIPI: Hidromonument
PËRSHKRIMI: Ndodhet 5 km në lindje të qytetit të Pogradecit, fare pranë fshatit Tushemisht. Ky është një nga burimet kryesore që furnizon me ujë liqenin e Ohrit. Ai ka origjinë karstike dhe del në kontaktin midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve. Burimi ka një prurje të ujërave deri në 7m³/sek dhe ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Përreth tij është krijuar sot një park mjaft tërheqës me pemë dhe lule, ku gjejnë çlodhje jo vetëm banorët e zonës por edhe mjaft vizitorë që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
GJËNDJA AKTUALE: Në gjëndje të mirë
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 5 km në lindje.
SI SHKOHET: Udhëtimi mund të zhvillohet me lehtësi me të gjitha llojet e mjeteve (makina, minibusë, autobusë me mbi 30 pasagjerë etj.

Facilitete

  • Monument Natyror

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Tushemisht, Njësia Administrative: Buçimas, Bashkia Pogradec