Rrethinat e Pogradecit 102 Aksesime

QENDRA HISTORIKE RRUGA “NAIM FRASHËRI”

Rreth QENDRA HISTORIKE RRUGA “NAIM FRASHËRI”

QENDRA HISTORIKE
RRUGA “NAIM FRASHËRI”
Rruga “Naim Frashëri”, e cila gjendet rreth 300 m në veri të lagjes së Burimave është ndërtuar sipas planit rregullues për zhvillimin urban të qytetit të
Pogradecit krijuar dhe përpunuar nga arkitekti francez Albert Garrique në vitin 1927. Kjo rrugë është lidhja tërthore e dy akseve kryesore, Bulevardi i Ri që sot mban emrin“Reshit Çollaku” dhe rruga “Kajo Karafili”. Këto akse kryesore lehtësuan së tepërmi lëvizjen në qytet duke i dhënë një impuls zhvillimit të tij me
ndërtime të reja në të dyja anët, duke përfshirë këtu hotele, dyqane, ndërtime administrative dhe banesa.
 

Facilitete

  • Mundësi Parkimi

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Rruga Nositi, Pogradec, Albania