Përtej Pogradecit 146 Aksesime

VARRET MONUMETALE TË SELCËS SË POSHTME

Rreth VARRET MONUMETALE TË SELCËS SË POSHTME

Varret monumentale të Selcës gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen edhe gjurmët e qytetit Ilir të Selcës së Poshtme. Varret ndodhen midis akropolit dhe lagjeve të jashtme të qytetit të dikurshëm. Ato janë të gdhendura në shkëmbin e fasadës së kodrës dhe datohen në shek. IV-III p.l.K. Nga gërmimet e kryera këtu kanë dalë në sipërfaqe 5 varre monumentale të grupuar në tre zona që ndodhen rreth 100 m larg prej njëra-tjetrës. Në zonën e parë ndodhen varret nr. 1, 2 dhe 3 të gdhendura në shkëmb, në zonën e dytë ndodhet varri nr. 4 po i gdhendur në shkëmb ndërsa në zonën e tretë gjendet varri nr.5 i ndërtuar me qemer guri. Këto varre kanë vlera unikale në Shqipëri dhe Ballkan.

Facilitete

  • Mundësi Parkimi
  •  Kulinari

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Selcë e Poshtëme Municipality of Pogradec, Mokër, Pogradec 7301, Albania