Përtej Pogradecit
102 Aksesime
VALAMARA
Rreth VALAMARA
Valamara është mal me lartësi 2373m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit, kurse në jug me Lenien. Është i ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore (mbi 1600m). Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.
Facilitete
- Park Kombëtar
