Përtej Pogradecit
102 Aksesime
URA E TERZIUT
Rreth URA E TERZIUT
Ura e Terziut ndodhet ne kufirin midis fshatrave Somotinë dhe Slabinjë, përgjatë rrugës Proptisht - Somotinë - Bishnicë - Llëngë. Ajo ngrihet pikërisht në vëndin ku përroi i Vërriut derdhet në lumin Shkumbin dhe përbëhet nga një hark i vetëm. Harku ka hapësirë drite 8 m, gjerësi 2,8 m dhe lartësi 5 m ndërsa e gjithë ura është 16 m e gjatë. Ajo është ndërtuar me gurë të vegjël të punuar të cilët, në pjesën e qemerit të harkut, kanë përbërje smërçi dhe shtumfi ndërsa në pjesën e shpatullave të urës kanë vetëm përbërje shtumfi. Për nga teknika e ndërtimit ura i takon shek. XVIII.
Facilitete
- Monument Kulturor
