URA E GOLIKUT
Rreth URA E GOLIKUT
Është ura më e veçantë në rrethin e Pogradecit. Ndodhet rreth 40 km larg qytetit, mbi lumin Shkumbin. Ajo është ndërtuar mbi gjurmët e rrugës së vjetër Egnatia, një degëzim i së cilës niste pikërisht nga Goliku për të ecur përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Shkumbin duke lidhur kështu krahinën e Mokrës (Mokër e Poshtme dhe e Sipërme) me fushën e Domosdovës nga njëra anë dhe fushën e Korçës nga ana tjetër. Ura i përket shek. XVII dhe përbëhet nga dy harqe me qemer gjysëmrrethor midis të cilëve gjendet një dritare shkarkuese po me qemer gjysëm rrethor. Ura është 17 m e gjatë, 3 m e gjerë dhe 10m e lartë. Ajo është ndërtuar me gurë të gdhendur të cilët janë përzgjedhur të jenë të mëdhenj dhe të punuar mirë veçanërisht në pjesën e këmbëve të urës.
Facilitete
- Monument Kulturor
- Akses për Personat me Karrocë
- Mundësi Parkimi
- Kulinari
