Përtej Pogradecit
105 Aksesime
Shpella e Ariut Velçan (Bishnicë)
Rreth Shpella e Ariut Velçan (Bishnicë)
"Shpella e Ariut" në Bishnicë të Pogradecit
Në fshatin Bishnicë të Mokrës, rreth 60 km nga Pogradeci, gjendet "Shpella e Ariut" ose "Shpella e Bërzeshtanakut" siç njihet nga banorët e zonës.
Kjo shpellë karstike përbën një atraksion të përkryer sidomos për të apasionuarit pas turizmit të aventurës. Sipas të dhënave nga speleologët italianë të cilët e kanë eksploruar shpellën, ajo ka një gjatësi prej rreth 100 m dhe një disnivel -20 m me hyrje vertikale.
Shpella ka forma stalagtite dhe stalagmite të krijuara nga proçesi i karstit, duke mbartur kështu vlera të medha natyrore.
Pas relacionit që ekipi i ekspertëve bëri, tashmë kjo shpellë është në listën e propozuar për tu shpallur monument natyre.
Facilitete
- Monument Natyror
