Përtej Pogradecit 102 Aksesime

NIÇA

Rreth NIÇA

Fshati Niçë është një fshat malor i cili shtrihet në një pllajë pjellore në veri të krahinës së Gorës, e cila sot i përket Bashkisë së Pogradecit. Fshati njihet për vjetërsinë e tij si një nga qëndrat e para të banuara të krahinës së Gorës. Sipas dokumentave osmane, në shek. XVII – XVIII, Niça ishte një qytezë e vogël mjaft e zhvilluar me rreth 7000 banorë. Sot Niça është një fshat me fare pak banorë megjithatë ajo ruan ende karakteristikat e saj mesjetare me shtëpitë prej guri, kishat, rrugët e shtruara me kalldrëm dhe urën e gurit aty pranë. Ndër gjurmët më të rëndësishme që kanë mbetur nga kjo qëndër e dikurshme janë kisha e Shën Marisë e cila ndodhet brenda fshatit, disa prej banesave të cilat tregojnë nivelin e lartë ekonomik të banorëve të dikurshëm të Niçës si edhe Ura e Niçës.

Facilitete

  • Monument Kulturor
  • Mundësi Parkimi
  •  Kulinari

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Niçë Pogradec