Përtej Pogradecit
102 Aksesime
KANIONI I LLËNGËS
Rreth KANIONI I LLËNGËS
Kanioni i Llëngës ndodhet fare pranë fshatit Llëngë në krahinën e Mokrës së Sipërme. Ka përbërje gëlqerore dhe është krijuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit që kalon nëpër të. Kanioni është rreth 1 km i gjatë, 60 m i thellë dhe ka shpate të thepisura. Ai njihet ndryshe nga banorët e zonës edhe me emrin “Gryka e Gurit”. Kanioni përbën një nga atraksionet natyrore më të rëndësishme në zonën e Pogradecit. Kushdo që e viziton atë mund të vizitojë edhe fshatin e Llëngës që ndodhet aty pranë dhe që ruan ende karakteristikat e periudhës së shek. XVII-XVIII kur ai ishte një nga qëndrat e banuara më të mëdha të krahinës së Mokrës.
Facilitete
- Monument Natyror
