Përtej Pogradecit
102 Aksesime
GURI I KAMJES
Rreth GURI I KAMJES
Guri i Kamjes është një monument natyror mjaft i veçantë. Ai ka përbërje konglomerate dhe modelimi nga era dhe erozioni i ka dhënë formën e një “anijeje që lundron në një det të blertë”. Ndodhet në afërsi të Qafës së Lipovës, përgjatë rrugës që të çon për në krahinën e Gorës. Vëndi përreth quhet ndryshe edhe Mal Kamje. Ai ndan krahinën e Mokrës nga ajo e Gorës dhe për shkak të karakteristikave të tij të veçanta shpesh herë ka shërbyer edhe si vend takimi për zgjidhjen e problemeve mes fshatrave të zonës. Në 28 Korrik të vitit 1912 në rrëzë të Gurit të Kamjes është mbajtur kuvendi i njohur si “Beslidhja e Gorës” ku burrat e krahinës lidhën besë për të luftuar kundër pushtuesve turq.
Facilitete
- Monument Natyror
- Mundësi Parkimi
