Liqeni 104 Aksesime

Korani

Rreth Korani

Korani konsiderohet si peshku më antik i Liqenit të Ohrit, ai dallohet nga llojet e tjera të troftave që jetojnë në rrjedhën e sipërme të lumenjve të vendit tonë dhe në liqenin e Shkodrës ngaqe pendët çifte ka pak më të gjata. Pendët teke janë pak më të ulëta, trungun e bishtit më lë lartë, në velëzën e parë ka një numër më të madh gjembash valëzorë mësipërme.

Korani është një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Liqenit të Ohrit dhe simbol i biodiversitetit të rajonit të Pogradecit. Ai i përket familjes së salmonidëve dhe është një specie endemike. Për shkak të rëndësisë së tij ekologjike dhe ekonomike, peshkimi i koranit është i kufizuar në periudha të caktuara të vitit, për të ruajtur ekuilibrin natyror të liqenit.

Korani i liqenit të Ohrit nuk është unik vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese, mirëbërëse për organizmin.

I njohur si peshku i famshëm pogradecar, edhe mjeshtëria e kësaj zone në peshkimin dhe përgatitjen e tij është po aq unike.

Nuk mund të mos ketë provuar dikush tavat pogradecare të Koranit, e të mos ketë dashur ta provojë përsëri. Tavë e shijshme me qepë të thata, Tava e Peshkatarit me perime, Tava e mrekullueshme me arra, apo Koran i kriposur në tavë, një mjeshtëri e vërtetë gatimi që zgjon dashurinë e vërtetë të shijes.

Korani mbetet simbol i Liqenit të Ohrit dhe krenari për qytetin e Pogradecit.

Facilitete

  •  Kulinari
  • Park Kombëtar

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Liqeni i Ohrit