Institucione Shtetërore 1416 Aksesime

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Pogradec

Rreth Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Pogradec

Shoqeria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a ka per Mision dhe Prioritet permbushjen e kërkesave të konsumatorëve për furnizim të pandërprerë dhe cilësor me energji elektrike nëpërmjet një shërbimi efikas dhe modern. Integriteti, përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë shtyllat kryesore për realizimin e misionit.
Objekti kryesor i aktivitetit të Shoqërisë është të ofrojë energji elektrike nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes për fushat e mëposhtme të mbuluara:

a.    Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe të drejtpërdrejta të lidhura me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, për furnizimin e klientëve tariforë të lidhur me rrjetin e saj të shpërndarjes, me tarifa të rregulluara në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar;
b.    Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe drejtpërdrejt të lidhura me funksionimin e rrjetit të shpërndarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
–    ndërtimin, funksionimin dhe pronësinë e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve;
–    lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike; dhe
–    instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike.
c.    Zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe bazuar në ndryshimet rajonale apo territoriale të kërkesës;
d.    Shërbime të tjera për klientët, që janë të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Orari i punës : E hënë - E shtunë
8.00- 20.00

Facilitete

  • Orar Zyrtar Pune

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Rruga "Reshit Çollaku