Historia & Arkeologjia 2027 Aksesime

Varret monumentale në Selcën e Poshtme

Rreth Varret monumentale në Selcën e Poshtme

EMËRTIMI: Varret monumentale në Selcën e Poshtme
ADRESA: Fshati: Selcë e Poshtme, Njësia Administrative: Proptisht, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Objekt me destinacion kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Nekropol
DATIMI: Shek. IV-III p.l.K
SHPALLJA MONUMENT: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr. 586, Ligji nr. 609 dt. 24.05.1948 dhe Vendimi nr. 4874, Viti 1971
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Varret monumentale të Selcës gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Varret ndodhen midis akropolit dhe lagjeve të jashtme të qytetit të dikurshëm. Ato janë të gdhendura në shkëmbin e fasadës së kodrës dhe datohen në shek. IV-III p.l.K. Nga gërmimet e kryera këtu kanë dalë në sipërfaqe 5 varre monumentale të grupuar në tre zona që ndodhen rreth 100 m larg prej njëra-tjetrës. Në zonën e parë ndodhen varret nr. 1, 2 dhe 3 të gdhendura në shkëmb, në zonën e dytë ndodhet varri nr. 4 po i gdhendur në shkëmb ndërsa në zonën e tretë gjendet varri nr.5 i ndërtuar me qemer guri. Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.
GJËNDJA AKTUALE: Të gjitha varret monumentale janë të vizitueshme dhe sot janë në gjëndje relativisht të mirë. Vendi i varrimit në varrin nr.2 është gjatë gjithë kohës i mbushur me ujë prandaj këshillohet të bëhet kujdes. Prej vitit 2010, hapësira territoriale ku shtrihen varret si edhe qyteti ilir janë shpallur Zonë Arkeologjike A e mbrojtur me ligj nga shteti shqiptar.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 42 km në veriperëndim.
SI SHKOHET: Aktualisht, rruga nga Pogradeci deri në fshatin Golik është në gjëndje shumë të mirë ndërsa nga degëzimi që merr për në drejtim të Mokrës (nga ky fshat) deri në Selcën e Poshtme rruga është në gjëndje të rënduar, për shkak të rikonstruksionit që po bëhet. Autobusët me më shumë se 30 pasagjerë këshillohet të shkojnë deri në fshatin Urakë. Nga ky fshat deri në Selcën e Poshtme, udhëtimi këshillohet të bëhet me minibusë apo makina të vogla.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Selcë e Poshtme, Njësia Administrative: Proptisht, Bashkia: Pogradec