Historia & Arkeologjia 988 Aksesime

Ura e Niçës

Rreth Ura e Niçës

EMËRTIMI: Ura në fshatin Niçë
ADRESA: Fshati: Niçë, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe objekt me destination kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe udhëtarëve
DATIMI: Shek. XVIII m.Kr
SHPALLJA MONUMENT: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Ura e Niçës ndodhet fare pranë fshatit me të njëjtin emër në krahinën e Gorës. Ajo është ndërtuar prej guri dhe përbëhet nga një hark i vetëm. Ura i përket shek.XVIII por është ndërtuar mbi një rrugë shumë më të vjetër se ajo e cila ishte një degëzim i rrugës Egnatia dhe lidhte Prrenjasin me Gurin e Kamjes – Niçën – Llëngën etj. Vetë ura lidhte dy brigjet e një përroi dhe ka përmasa relativisht të vogla ku gjatësia nuk i kalon 6 m ndërsa lartësia është rreth 3 m. Për ndërtimin e saj ekziston ndër banorët e fshatit një legjendë si ajo e kalasë së Rozafës e cila lidhet me murosjen e një nuseje të re në këmbët e urës, si e vetmja mënyrë që ura të mos shembej.
GJËNDJA AKTUALE: Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: Rreth 15 km në jugperëndim.
SI SHKOHET: Për shkak se rruga është në gjëndje shumë të keqe, makina shkon deri në fshatin Beragozhd. Më tutje udhëtimi vazhdon në këmbë dhe zgjat rreth dy orë.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Niçë, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia: Pogradec