Historia & Arkeologjia 1231 Aksesime

Shkëmbi i Qytetit në Shpellë të Mokrës

Rreth Shkëmbi i Qytetit në Shpellë të Mokrës

EMËRTIMI: “Shkëmbi i Qytetit” në Shpellë të Mokrës
ADRESA: Fshati: Shpellë, Njësia Administrative: Velçan, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Objekt me destinacion kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Vendbanim i fortifikuar
DATIMI: Mijëvjeçari I p.l.K – Periudha Romake (shek. I-III m.Kr)
SHPALLJA MONUMENT: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Fortifikimi i quajtur “Shkëmbi i Qytetit” ndodhet në veri të fshatit Shpellë, në krahinën e Mokrës së Sipërme. Ai gjendet mbi vendin e takimit të lumit Shkumbin me përroin e Bishnicës dhe është kreshta më e lartë e një vargu shkëmbor që shkëputet nga faqja e malit duke u ndarë prej tij me një qafë të ulët. Pikërisht nëpër këtë qafë kalonte rruga tradicionale që lidhte Mokrën e Poshtme me Korçën nëpërmjet Gurit të Kamjes dhe me Devollin nëpërmjet Qafës së Panjës. Lartësia shkëmbore ku shtrihet vendbanimi i lashtë përbëhet prej dy majash që lidhen nga një qafë e cekët. Ai ka qënë i mbrojtur në anën veriperëndimore me një mur të ndërtuar prej gurësh të papunuar që lidhen në të thatë me njëri-tjetrin, i cili i përket periudhës së Hekurit të hershëm (rreth 1200-1000 vjet p.l.K). Në periudhën Romake, mbi këtë mur është ngritur një mur i dytë me gurë të vegjël që lidhen me llaç me njëri-tjetrin. Po në këtë kohë është ngritur edhe një kullë katërkëndëshe që duket se shërbente për vrojtim.
GJËNDJA AKTUALE: Muri antik është ende i dallueshëm mbi sipërfaqen e tokës, megjithëse ruhet vetëm në pak cm lartësi.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 62 km në perëndim.
SI SHKOHET: Këshillohet udhëtimi vetëm me makina të larta 4 x 4 pasi rruga nuk është në gjëndje të mirë.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Shpellë, Njësia Administrative: Velçan, Bashkia: Pogradec