Historia & Arkeologjia 1241 Aksesime

Rrënojat e kishës bizantine prane stacionit të peshkimit në fshatin Lin

Rreth Rrënojat e kishës bizantine prane stacionit të peshkimit në fshatin Lin

EMËRTIMI: Rrënojat e kishës bizantine pranë stacionit të peshkimit në fshatin Lin
ADRESA: Fshati: Lin, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Objekt kulti me destinacion kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Kishë, objekt kulti
DATIMI: Mesjeta e Hershme
SHPALLJA MONUMENT:Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Për këtë kishë informacioni i siguruar është shumë i pakët. Ajo ndodhet në perëndim të fshatit Lin, në vendin ku sot ndodhet stacioni i peshkimit dhe që njihet nga banorët e fshatit edhe me emrin “Mullinjtë”, pranë kufirit me Maqedoninë. Për shkak se rrënojat e saj pothuajse nuk duken në sipërfaqen e tokës është shumë e vështirë të kuptosh diçka mbi planimetrinë e saj apo zbukurimet që ishin brenda kishës. Ajo që dihet është se kjo kishë është më e vonë se bazilika paleokristiane e gjendur në gadishullin e Linit dhe mund të jetë kisha që nga banorët e fshatit njihet me emrin Shën Mitri apo Shënbitri. Emri i saj lidhet me një legjendë që qarkullon ndër banorët, sipas së cilës ditën e Shën Mitrit, në vendin ku është kisha vinte çdo vit nga mali një kaprolle e cila bëhej kurban për kishën. Sot, pranë rrënojave të vjetra është ngritur një kishë e re, me të njëjtin emër, e cila kryen edhe shërbesa fetare.
GJËNDJA AKTUALE:Që prej shkatërrimit të saj shumë vite më parë, kisha vazhdon të jetë ende në gjëndje rrënojash.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 20 km në veri.
SI SHKOHET: Udhëtimi me makinë/autobus zgjat rreth 20 minuta. Autobusët me mbi 30 pasagjerë mund të hyjnë deri në qëndër të fshatit Lin ndërsa më tutje, deri në rrënojat e kishës udhëtimi këshillohet të bëhet në këmbë por nuk zgjat më shumë se 15 minuta.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Lin, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia: Pogradec