QENDRA HISTORIKE LAGJIA E BURIMAVE “TOPLECI”
Rreth QENDRA HISTORIKE LAGJIA E BURIMAVE “TOPLECI”
QENDRA HISTORIKE
LAGJIA E BURIMAVE “TOPLECI”
Qendra Historike e Pogradecit është një hapësirë me vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore që dokumenton zhvillimin historik të qytetit të Pogradecit dhe tiparet urbanistiko - arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Qendra historike, e shpallur e tillë me VKM në vitin 2015 përfshin: Ansamblin në Lagjen e Burimave (Toplecin), ansamblin përgjatë rrugës Naim Frashëri si dhe ansamblin rreth rrugicës tërthor me rrugën Naim Frashëri Pjesë e kësaj qendre historike janë dhe 6 banesa të shpallura Monumente Kulture të Kategorisë së Parë. Pjesë e këtij ansambli është edhe shtëpia që shërbeu si Shkolla e Dytë Shqipe në Shqipëri, hapur në 14 Mars 1887. Të gjitha këto ndërtesa ndodhen në lagjen e Burimave e cila është lagjia më e vjetër e qytetit të Pogradecit dhe e ka marrë emrin nga disa burime të bollshme ujërash të kulluara që burojnë nga malet përreth, të cilat derdhen në liqen. Kjo lagje përbën bërthamën e Pogradecit postmesjetar.
Facilitete
- Mundësi Parkimi