Historia & Arkeologjia 1421 Aksesime

Kalaja e Zëmçës

Rreth Kalaja e Zëmçës

EMËRTIMI: Gradishta e Zëmçës
ADRESA: Fshati: Zëmçë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Shtetërore
PËRDORIMI I SOTËM: Objekt me destinacion kulturor
PËRDORIMI FILLESTAR: Vendbanim i fortifikuar
DATIMI: Shek. V-VI m.Kr
SHPALLJA MONUMENT: Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
KATEGORIA E MONUMENTIT:  I – E parë
PËRSHKRIMI: Kalaja e Zëmçës ndodhet përballë asaj të Slabinjës, në bregun tjetër të Shkumbinit, shumë afër vendit ku ky lumë takohet me lumin e Trebinjës. Ajo ngrihet në majën e një kodre në afërsi të fshatit Zëmçë në krahinën e Mokrës. Është një kala e thjeshtë me sipërfaqe të vogël, muri rrethues i së cilës përbëhet prej gurësh të vegjël që lidheshin me llaç me njëri-tjetrin. Për shkak të rrafshimit pothuajse të plotë të murit nuk mund të ndiqet planimetria e kalasë megjithatë, falë asaj pak qeramike të gjetur në sipërfaqe mund të përcaktohet datimi i cili i takon periudhës së Antikitetit të vonë. Siç duket, kalaja e Zëmçës është ndërtuar njëkohësisht me atë të Slabinjës në kuadër të fortifikimit të pikave më strategjike mbrojtëse në territorin e Perandorisë Bizantine e cila po sulmohej prej fiseve barbare në këtë periudhë.
GJËNDJA AKTUALE: Bimësia e dendur në territorin ku shtrihej fortifikimi antik dhe rrafshimi i plotë i mureve të saj, e bën shumë të vështirë dallimin me sy të lirë mbi sipërfaqen e tokës.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 48.5 km në perëndim.
SI SHKOHET: Këshillohet vetëm përdorimi i makinave 4 x 4 të cilat mund të transportojnë deri në destinacion. Ngjitja për në vendbanimin e fortifikuar nga rrëza e kalasë bëhet në këmbë.

Facilitete

  • Monument Kulturor

Tags

Vendndodhja :

  • Adresa : Fshati: Zëmçë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia: Pogradec