Banesa e Arif Selaudin Biçokut në fshatin Dërdushë
Rreth Banesa e Arif Selaudin Biçokut në fshatin Dërdushë
EMËRTIMI: Banesa e Arif Selaudin Biçokut në fshatin Dërdushë
ADRESA: Fshati: Dërdushë, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia: Pogradec
PRONËSIA: Private
PËRDORIMI I SOTËM: Banesë
PËRDORIMI FILLESTAR: Banesë
DATIMI: Shek. XVIII m.Kr
SHPALLJA MONUMENT:Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, Vendimi nr.8 dt.18/12/1987
KATEGORIA E MONUMENTIT: I – E parë
PËRSHKRIMI: Kjo banesë ndodhet në fshatin Dërdushë, në krahinën e Gorës dhe njihet edhe ndryshe me emrin “Kulla e Dërdushës”. Ajo përfaqëson një shembull unikal të ndërtimit të banesës në formë kulle në rajonin e Shqipërisë juglindore. Banesa i përket shek. XVIII dhe përbëhet nga katër kate. Kati i parë shërbente për mbajtjen e bagëtisë, kati i dytë si ambient zjarri dhe ngrënieje, kati i tretë shërbente për miqtë ndërsa i katërti për të zotin e shtëpisë. Ka vetëm një hyrje dhe lidhja ndërmjet kateve kryhet nëpërmjet një shkalle të brëndshme. Karakteristikë e “kullës” është përdorimi i frëngjive në katin e parë dhe i dritareve të vogla në katet e tjera të saj. Muri i çdo kati përshkohet sejcili nga tri palë breza druri që shërbejnë për të bërë lidhjen dhe forcimin e ndërtesës. Ajo është ndërtuar me gur.
GJËNDJA AKTUALE: Është restauruar përpara disa vitesh nga të zotët e shtëpisë.
LARGËSIA NGA QËNDRA E QYTETIT TË POGRADECIT: 25 km në jugperëndim.
SI SHKOHET: Për shkak të gjëndjes së rënduar të rrugës udhëtimi këshillohet të kryhet vetëm me makina 4 x 4.
Facilitete
- Monument Kulturor