Restorante 101 Aksesime

Restorant Rosa e Tymosur

Restorant Rosa e Tymosur

Rreth Restorant Rosa e Tymosur

Ndërthurja e arkitekturës klasike me modernen krijon një ambient shumë të rehatshëm në restorantin tonë. I vendosur në brigjet e Liqenit të Ohrit, mund të  kthehet shumë shpejt në vendin tuaj të preferuar ku mund të kaloni një drekë apo mbrëmje të shijshme.
Përbërësit e freskët të buruar nga ferma jonë, e kombinuar me krijimtarinë unike të kuzhinierit, sjell në jetë pjatat e frymëzuara tradicionalisht të Rosa e Tymosur. Disa prej këtyre pjatave të veçanta janë: 
"Sofra" është pjata e mirëseardhjes në restorantin tonë. Kjo pjatë tradicionale përbëhet nga një kulaçi i vogël, i cili shoqërohet me gjalpë, djathë, ullinj, salca, turshi, perime dhe meze tëtjera. Pjata që i mbledh të gjithë rreth tryezës.
Djathi i bardhë i furrës , është shoqëruesi perfekt i çdo pjate. Fetat e djathit, të marinuara me erëza të freskëta dhe të shoqëruara me perime të stinës, vendosen në një tavë të vogël balte dhe piqen në furrë. Një pjatë joshëse për stomakun dhe për syrin.
Kulaçi është shija e bukës tradicionale shqiptare. Një bukë e ngrohtë dhe e shijshme e cila përgatitet çdo ditë në restorantin tonë. Është fantastike teksa shoqërohet me produktet e servirura në sofrën e shtëpisë dhe është shije që të çon pas në kohe, në kuzhinat e gjysheve dhe nënave tona.
E nuk ka si të mungojë receta tradicionale e zonës ku restoranti ndodhet. Lakrori me dy petë është një nga recetat më të hershme dhe sipas traditës piqet në saç, një mënyrë e veçantë dhe interesante. Mbushja klasike është ajo me qepë dhe domate.
Tava e kosit është nje pjatë e gatuar me mish qingji, miell dhe kos. Aroma dhe shija e kësaj pjate është e paharrueshme.
Mishi për realizimin e kësaj pjate, si çdo produkt tjetër, vjen nga ferma jonë. Marinimi i kësaj pjate bëhet me erëza të veçanta dhe teknika e pjekjes e bën atë të butë dhe krokant në të njëjtën kohë.
Shpatull Qingji Produkti kryesor i menusë të këtij restoranti, prandaj nuk kishte si të mungonte dhe përkushtimi që shefi i kushton kësaj pjate. Marinimi dhe tymosja i japin një shije perfekte mishit të rosës. Kjo pjatë shoqërohet me peta, të cilat janë pasta të përgatitura nga kuzhina jonë.
Rosa me Petka. Produkti kryesor i menusë të këtij restoranti, prandaj nuk kishte si të mungonte dhe përkushtimi që shefi i kushton kësaj pjate. Marinimi dhe tymosja i japin një shije perfekte mishit të rosës. Kjo pjatë shoqërohet me peta, të cilat janë pasta të përgatitura nga kuzhina jonë.
Rosa e tymosur me salcë kumbulle është kombinimi perfekt. E preferuar nga të gjithë, serviret në një pllakë gize, ku e veçanta është spektakli me flakë që krijohet në tryezë tek klientët.
Ferma ndodhet përgjatë rrugës nacionale Pogradec-Korçë dhe është burimi kryesor përbërësve për pjatat tona.

Facilitete

  • Ajër i kondicionuar
  • Wireless

Tags

Vendndodhja :