Njësi Akomoduese 101 Aksesime

Hymeti's Palace

Hymeti's Palace

Rreth Hymeti's Palace

Hymeti’s Palace lindi më 17 shtator 2016. I vlerësuar nga klientët si një simbol ekselent i mikëpritjes me 5 yje, Hymeti’s Palace është universi i elegancës, traditës dhe shërbimit. I gjendur vetem pak metra larg liqenit, ai ju ofron vizitorëve një mundësi ideale për të soditur liqenin e mrekullueshëm të Ohrit. Vendndndodhja e tij në qendër të qytetit dhe akomodimi juaj në Hymeti’s Palace, do t’ju shërbejë për të lehtësuar veprimtarinë tuaj administrative, financiare, tregëtare si dhe të shijoni bukuritë natyrore, historike e kulturore të qytetit të Pogradecit. Ejani të kaloni momente relaksi në një prej dhomave apo suitave, si dhe të shijoni kënaqësinë gastronomike në bar dhe restorant, nën tingujt e muzikës klasike.
Akomodimi në Hymeti’s Palace të mundëson pamje të mahnitshme të qytetit të Pogradecit dhe Liqenit te Ohrit.
Në Hymeti’s Palace dhomat janë të stilit neoklasik. Ato të ofrojnë mirëseardhjen përmes një atmosfere komforte dhe relaksuese. Dizajni i tyre i hollë ofron paisje dhe vepra arti. Luksi modern përfshin mjeshtëri ndriçimi, kontroll të klimës, Wi-Fi, telefon dhome dhe televizion me lidhje satelitore. Gjithashtu dhomat janë të izoluara dhe nuk lejojnë futjen e zhurmave të jashtme.
I vlerësuar nga klientët si një simbol ekselent i mikëpritjes me 5 yje, Hymeti’s Palace është universi i elegancës, traditës dhe shërbimit. I gjendur vetem pak metra larg liqenit, ai ju ofron vizitorëve një mundësi ideale për të soditur liqenin e mrekullueshëm të Ohrit. Restoranti ofron gatime të mrekullueshme tradicionale dhe internacionale, të përzgjedhura me kujdes dhe delikatesë nga shefi i kuzhinës. Gjithçka shërbehet në ambientin e brendshëm klasik e modern si edhe në hapësira me ajër të freskët, në kopshtin e hotelit. E veçanta e gastronomisë është shijimi i mëngjesit, i cili ofrohet në ambientet e kantinës të Hymeti’s Palace. Bari elegant, origjinal me shërbim superior dhe i dedikuar ndaj klientit, është vendi perfekt për të lënë oraret e takimit, që nga marrëveshjet e biznesit e deri kalimin e orëve të lira me miq të ndryshëm.

Facilitete

  • Ajër i kondicionuar
  • Akses për personat me karrocë
  • Flasin disa gjuhë
  • Paguhet me kartë
  • Përshtatshëm për fëmijët
  • Wireless

Tags

Vendndodhja :