Njesi Akomoduese 101 Aksesime

Hotel Sirena

Hotel Sirena

Rreth Hotel Sirena

Mirësevini në Sirena Hotel

Hotel Sirena është destinacioni  juaj mikpritës në cdo stinë të vitit. Clodhuni e argetohuni  në  ambientet  e hotel  Sirenës,  nëse monotonia nuk është pjesë e jetës suaj. Krijoni  mundësinë të shijoni bukuritë e pafundme të liqenit “të dritës = lyhnidas” të Pogradecit, nëpërmjet akomodimit në ambientet e hotel Sirenës në vizitën tuaj të ardhshme në Pogradec. Hoteli ndodhet pranë bregut të liqenit magjepses në fshatin Tushemisht vetëm 5 km nga qendra e qytetit, ju jeni në vendin e duhur përsa i përket Sirenës.
Madje mendojmë në menyrë të vecantë për secilin nga ju. Është pjese bashkëudhëtare e jetes suaj ; është me shume se një vend për tu clodhur (pushuar, qëndruar) : eshte historia e shtepisë suaj gjatë udhetimeve dhe pushimeve. Jeni të mirëpritur të na vizitoni për të nisur historine tuaj!
Vleresuar me cmimin “Silver Award - Authentic Albania”, fituar për vlerësimin ndërkombëtar.
Sirena është pranë parkut kombëtar të Drilonit, në fshatin Tushemisht në rrugën që të con në pikën doganore me Republikën e Maqedonisë.
Shijoni ushqimet e mrekullueshme dhe pijet në ambientet e hotel Sirenës në barin dhe restorantin e brendshëm dhe në barin dhe restorantin, që ndodhen në lulishten clodhese plot gjallëri me lule dhe pemë dekorative.
Shijoni kafen e cajin e mëngjesit, kaloni orët e mbrëmjeve me miqtë tuaj pa i ndjerë.

Facilitete

  • Ajer Kondicionuar
  • Flasin Disa Gjuhe
  • Mundesi Parkimi
  • Pershtatshem per Femijet
  • Plazh Privat
  • Wireless

Tags

Vendndodhja :