Njësi Akomoduese 101 Aksesime

Hotel Perla

Hotel Perla

Rreth Hotel Perla

Hotel Perla ndodhet buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, 500 metra larg qendrës së qytetit të Pogradecit, dhe vetëm 20 m larg bregut të Liqenit. Hotel Perla është një godinë pesëkateshe moderne, me një taracë te rrethuar me lule e gjelbërim gjatë gjithë vitit. Restoranti ju shërben ushqim të shijshëm me specialitete ndërkombëtare dhe tradicionale shqiptare. Hoteli ka 26 dhoma dhe 4 suita të mrekullueshme, me hapesira të bollshme të dekoruara me shije. Dhomat janë të gjitha me ajër të kondicionuar, ndërsa interneti është free WI-Fi në gjithë mjediset e Hotelit . Recepsioni është i hapur 24 orë, dhe ofron shërbime valutore, hekurosje e shërbime lavanterie. Hoteli ka një dyqan suveniresh ne katin e parë. Parkimi është falas. Parku kombëtar i Drilonit është 4 km larg, ndërsa Parklu Nacional i Maqedonisë Galicica është 15 km larg. Hotel Perla është vlerësuar nga Shoqata e Turzimit Shqiptar dhe Ministria e Turizmit me Çmimin e Markës së Cilësisë, për një shërbim tepër të mirë dhe cilësor.

Adresa: Rruga "10 Dëshmorët e Pojskës" Pogradec, Albania

Kontakt: +355 083 226 688;  +355684019494

Email: perlahotel@yahoo.com

Facilitete

  • Ajër i kondicionuar
  • Flasin disa gjuhë
  • Mundësi parkimi
  • Përshtatshëm për fëmijët
  • Wireless

Tags

Vendndodhja :