Hotel 1 Maji
Rreth Hotel 1 Maji
Në Hotel 1 Maji, ju jeni mysafirët tanë. Qëllimi ynë është që ti bëjmë pushimet tuaja në Pogradec të këndshme dhe të lumtura. Ne duam që ju të largoheni nga ky qytet i mrekullueshëm me kujtime të paharruara.
Hotel 1 Maji ndodhet në shëtitoren me të njëjtin emër, vetëm disa metra larg bregut të Ohrit. 58 dhoma të shpërndara në 4 kate ofrojnë komoditet dhe kënaqësi për pushimet më të mira që mund të bëhen në Pogradec. Mobilimi është i nivelit më të lartë. Hapësira është e bollshme dhe shërbimet në dhomë janë të plota. Të gjitha dhomat kanë banjo, dushe, hidromasazh, ballkone me pamje nga liqeni ose parku i madh që rrethon hotelin, lavanderi. Ka gjithashtu ajer te kondicionuar, TV satelitor, telefon, tharëse flokësh, WiFi falas në të gjitha zonat e hotelit. Ofertat e hotelit përfshijnë gjithashtu me çmimin e dhomës një plazh privat, cadra, shezllone dhe parkim. Përveç kësaj, ka dy restorante dhe dy bare të brendshme dhe të jashtme të hapura 20 orë në ditë. Hoteli dhe të gjitha objektet shtrihen mbi Liqenin e Ohrit, pikërisht në bregun e tij.
Ne ju ndihmojmë që qëndrimi juaj në Pogradec të jetë sa më i këndshëm ne menyre qe te planifikoni me mire kohën tuaj. Ju ofrojme hartat me udhëzime dhe prenotimet e turneve.
Facilitete
- Ajër i kondicionuar
- Akses për personat me karrocë
- Flasin disa gjuhë
- Mundësi parkimi
- Paguhet me kartë
- Përshtatshëm për fëmijët
- Plazh privat
- Wireless