Rreth Garden Villa
Garden Villa është një Boutique Hotel dhe Coffee Shop që gjendet në zemër të qytetit të Pogradecit. Një vend që ofron një arratisje mes ajrit të pastër e një kopështi mahnitës buzë liqenit të Ohrit. Një vend i krijuar mes detajesh e copëzash që të bëjnë të ndihesh sikur je në një vilë antike, por me rehatinë dhe kënaqesinë e klientit në mendje. Ofron 5 dhoma private e luksoze me pamje nga i magjishmi Liqen i Ohrit. Qëndrimi në Garden Villa përfshin gjithashtu mëngjesin që vjen me një shumëllojshmëri opsionesh si Mexican Burrito, Omellete, American Breakfast dhe Healthy Breakfast.
Te gjitha detajet e Garden Villa bejne që të keni një qëndrim të paharueshëm!
Facilitete
- Ajër i kondicionuar
- Flasin disa gjuhë
- Mundësi parkimi
- Wireless