Rreth Square Creppes
është një kreperi e re në qytetin e Pogradecit, e hapur në vitin 2024. E vendosur në një zonë të frekuentuar të qytetit, Square Creppes ofron një menu të pasur me krepa të shijshëm, yogurt, waffle dhe sanduiçe, duke u bërë një destinacion i preferuar për adhuruesit e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të lehta. Square Creppes sjell një eksperiencë të re dhe unike për adhuruesit e ushqimeve të lehta dhe ëmbëlsirave. Përveç krepat klasike, vendi ofron edhe një shumëllojshmëri produktesh inovative si Crepes Dubai dhe Popey Crepes, një kombinim modern me shije dhe prezantim të veçantë, pancakes tëbuta dhe të shijshme, si dhe soufflé, një risi e frymëzuar nga tendencat më të fundit të kuzhinës botërore. Për adhuruesit e brunch-it, Square Creppes është destinacioni ideal, me opsione të pasura për mëngjes të vonë dhe vakte të lehta, të shoqëruara me yogurt të freskët dhe përbërës cilësorë. Një vend i përsosur për të shijuar diçka të veçantë në zemër të Pogradecit!
Square Creppes ofron një ambient të ngrohtë, modern dhe familjar, ku çdo detaj është menduar për të krijuar një atmosferë komode dhe mikpritëse. Me hapësira të përshtatshme për fëmijët, Square Creppes është zgjedhja ideale për festat dhe ditëlindjet e të vegjëlve dhe organizime të ndryshme, duke ofruar një eksperiencë të veçantë për çdo rast!
Facilitete
- Ajër i kondicionuar
- Wireless