NOA Bank
Rreth NOA Bank
Që prej momentit të themelimit në vitin 1998, ne i jemi dedikuar zhvillimit financiar. Nëpërmjet kontributit që kemi dhënë përmes financimit në ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme, ne kemi provuar se kemi aftësinë, mundësinë dhe vullnetin për të përmirësuar jetën e familjes shqiptare.
Të themeluar me fondet e USAID dhe të transformuar në vitin 2010 si NOA sh.a, qëllimi kryesor i institucionit ka qënë gjithmonë përmirësimi i jetës së shqiptarëve duke përmbushur ëndrrat e tyre për zhvillim financiar. Ne operojmë në tregun e mikrofinancës me një infrastrukturë dhe model operacional unik, i cili mundëson efiçencë të lartë në procesim.
Sot, ne krenohemi për shërbimin tonë “Shpejt dhe Lehtë”, përmes së cilit ofrojmë zgjidhje për një numër të madh klientësh si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale, duke mbuluar me shërbim rreth 90% të gjithë territorit të Shqipërisë. Ashtu siç kemi bërë gjithmonë, ne vijojmë të mbështesim sipërmarrës të të gjithë sektorëve përfshirë prodhimin, përpunimin, bujqësinë, blegtorinë, tregtinë dhe shërbimet, duke zhvilluar një portofol të diversifikuar kredie i cili është ekskluzivisht në monedhën vendase, duke menaxhuar kështu vetë riskun e këmbimit.
Shërbimet tona konsistojnë në kredi të përshtatura me nevojat tuaja, të cilat ofrohen në kohë të shkurtër, me proçedura të thjeshtuara dhe dokumentacion minimal. Ne financojmë çdo projekt që ndihmon në përmirësimin e kushteve tuaja individuale, apo në zhvillimin e mëtejshmëm të biznesit tuaj.
Facilitete
- Ajër i kondicionuar
- Orar zyrtar pune