Rreth TREGU I PUNIMEVE ARTIZANALE NË TUSHEMISHT
TREGU I PUNIMEVE ARTIZANALE NË TUSHEMISHT
Prej vitesh tashmë, në qëndrën e fshatit Tushemisht, ka marrë jetë një treg i vogël ku ofrohen punime artizanale të prodhuara nga duart e grave banore të këtij fshati. Këto punime përfshijnë veshje për fëmijë dhe të rritur të punuara me shtija dhe grep, lodra për fëmijë të punuara gjithashtu me grep si edhe një sërë prodhimesh ushqimore artizanale si trahana, peta, reçelna të llojeve ndryshme, turshi, uthull, raki, verë etj. Nën këtë shembull, në vitet e fundit edhe fshati Lin ofron prodhime ushqimore bio tradicionale të cilat prodhohen dhe shiten nga gratë e këtij fshati në pragjet e shtëpive të tyre.
Facilitete
- Mundësi parkimi
- Flasin disa gjuhë