Zgjidh nje kategori

Lini eshte nje gadishull i vogel ne brigjet perendimore te Liqenit te Ohrit me nje fshat te bukur me te njejtin emer. Shtepite jane te ndertuara prej guri dhe tulla ne anet e rrugicave te ngushta mbuluar me pjergulla. Ne jug te Linit, afer Buqezes ne liqen, ne thellesine 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai eshte nje vendbanim i tipit liqenor ndertuar ne siperfaqe te liqenit si ajo e Maliqit ne rrethin e Korces. Ka gojedhena qe dikur gadishulli i Linit ka qene nje ishull i bukur me bimesi te lulezuar.Jeta ne gadishullin e Linit ka filluar ne periudhen e pare te epokes se hekurit dhe ka vazhduar deri ne kohen e mesjetes se hershme. Gjate kerkimeve arkeologjike eshte zbuluar nje bazilike e hershme kristiane me mozaike te jashtezakonshem ne dysheme qe nga shekulli i 4-5 -te te eres sone. Mozaiket kane disa figura te bukura si peshq, zogj, etj.

Facilitete

Sherbime

Detajet e kontaktit
Adresa:
Rruga e Tiranes
Celular:
Email:
----------------- ---------