Zgjidh nje kategori

Driloni dhe Tushemishti jane nder qendrat turistike me te bukura te Shqiperise.

Rrugicat, urat prej druri, mjelmat, rosat, dhe pellumbat plotesojne me se miri kete skene perrallore. Feshferitjet e degeve te pemeve, cicerimat e zogjve, uji i paster qe leviz ngadale drejt liqenit, varkat qe duket sikur bejne gare me mjelmat dhe rosat, zerat e gezuara te femijeve qe vrapojne dhe luajne ne kete qilim te gjelber, e bejne Drilonin nje nga pikat turistike me te preferuara te Shqiperise.

Tushemishti, ky fshat turistik me hotele luksoze e shtepi mikpritese te pershtatura me se miri per turistet vendas e te huaj, ka krijuar tashme nje simpati te padiskutueshme tek pushuesit vendas e te huaj.

Driloni dhe Tushemishti dikur vendet e preferuara per pushime te Mbretit Zog dhe Enver Hoxhes, sot per te gjithe ofrojne mundesi te pafund per clodhje dhe argetim.

Facilitete

Sherbime

Detajet e kontaktit
Adresa:
Rruga e Tushemishtit
Celular:
Email:
----------------- ---------